Një tjetër tërmet është shënuar në Greqi pak minuta më parë.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një tërmet i fortë me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur ishullin grek të Kretës mëngjesin e sotëm.
Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës thellësia e tërmetit ishte 7 kilometrat, ndërsa epiqendra u regjistrua brigjet e Chrysi Lassithi.
Për fat të mirë deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, teksa qytetarët janë tronditur.