Sali Berisha habit me deklaraten kunder Yuri Kim:”Mos tento te nderhysh ne punet e Partise Demokratike se. . .”

Ish-kryeministri Sali berisha ka shfrytëzuar jehonën që pati rrëzimi i rezolutës për genocidin e Srebrenicës për të sulmuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha doli para gazetarëve për të theksuar se rrëzimi i kësaj rezolute është vendimi më i shëmtuar i parlamentit shqiptar në 3 dekada.

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Vota e djeshme ishte vota më e egër kundër një rezolute. Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh primitv qe edhe nje akt te tille te ndergjegjes individuale tua kalosh te tjereve. “

Pas rezolutes për Srebrenicen, Berisha ka vendosur te kerkoje edhe mocion me debat me kryeministrin kundër deklaratës se tij per nje kurs te ri te Shqiperise nese në qershor nuk nisin bisedimet per anetaresim, duke e firmosur kerkesen gjate konferences per shtyp

“Mos tento te spostosh se do perballesh me revolte popullore. Drejtimi yne eshte nje, vetem BE.”

Por edhe pse ka mbrojtur rrugen e Shqipërisë drejt be, berisha serish ka sulmuar ambasadoren amerikane ne Tiranë Yuri Kim, pas qëndrimit te saj se jo vetem nuk do te takohet me Sali berishen, por marredheniet me pd do te demtohen nese berisha zgjidhet kryetar

“I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, partisë konservatore shqiptare.”

Ndërsa në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit Berisha ka saktësuar se PD nuk ka një emër për raundin e pare, por opozita nuk e voton Fatos Nanon si kryetar shteti.

“Unë mendoj që nuk ja vlen t’ja prishim privatësinë e atij. Ai është i akomoduar në jetën e tij, është mes te tjerash një lloj hedonisti qe ka mikroklimën dhe më mirë ta lëmë.”

Përballë thirrjeve të kryeministrit Rama drejtuar SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën, vetë Berisha ka propozuar ndryshimin e kodit në mënyrë që të mos ketë parashkrim të veprës për kryeministrat.

Ndaje me miqte