Pasi nuk ndiqnin njëri-tjetrin në “Instagram”, ish-konkurrenti i “Për’puthen” bën deklaratën e papritur për Arjola Demirin

Arjola Demiri dhe Atdhe Xheravina ishin shfaqur shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por askush nuk e dinte se ata kishin një miqësi të ngushtë prej vitesh.

Ky detaj u zbulua në “Big Brother VIP”, kur ish-konkurrenti i “Për’puthen” shkoi të takonte Antonela Berishën, por më pas edhe Arjolën.

Kjo e fundit ka publikuar një foto ku shkruan “Shif çfarë femre ka bo nana”. Dhe mes shumë komenteve ai që ka marrë vëmendje ka qenë Atdheu, i cili shkruan:

“Të ka bo nona me katalog avash avash tu i zgjedh ma të mirat e mundshme për ty”. Duket se ata kanë nisur të ndiqen sërish dhe kanë zgjidhur problemet.

Pak javë më parë u tha se dyshja i ka dhënë fund miqësisë së tyre 6-vjeçare. Madje Atdheu e hoqi Arjolën nga “Instagrami” dhe më pas të njëjtën gjë bëri edhe aktorja.

Megjithatë i pyetur në një intervistë rreth kësaj zënke të supozuar ish-konkurrenti i “Për’puthen” e mohoi kategorikisht këtë gjë. “Komunikimin e fundit e kam para dy-tre ditës”, tha ai, duke ritheksuar se bashkë kanë miqësi të mirë.

Ndaje me miqte