Iu pergjigj Edi Rames per padine ne SPAK,habit Sali Berisha:”Te perjashtojme Kryeministrat nga. . .”

Kërkesës së Kryeministrit Rama drejtuar SPAK-ut për ta hetuar, ish-Kryeministri iu përgjigj duke e sfiduar që të votojë në Parlament ndryshimet në Kodin Penal, për të mos përjashtuar Kryeministrat nga hetimi për veprat penale në çdo kohë.

“Nuk mund të ketë parashkrim kur Kryeministri është anëtar i organizatës kriminale. Nëse je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në parlament, të përjashtojmë Kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi, të ndryshojmë Kodin Penal. Ti s’e bën dot këtë! Se nuk e di ç’ke firmos për të mbushur valixhet”.

Kryeministrin e akuzoi se ka kryer vepër penale duke rrëzuar rezolutën për genocidin serb në Srebrenicë, dhe hodhi poshtë akuzat se ajo ishte një kurth.

“Qëndrimi i Ramës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet qëndrimi kur nuk përfill normë dhe ligj. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Ata që e mendojnë se kjo rezolutë ishte një kurth, unë i garantoj se nuk ishte kurth”.

Anti-europiane e cilësoi deklaratën e Kryeministrit Rama se do të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut nëse nuk hapen negociatat, duke firmosur i pari në emër të opozitës thirrjen në debat me të në Kuvend.

“E firmos para jush, Rama të japë shpjegime se cili është drejtimi që do t’i japë vendit”.

Refuzoi të flasë për emra kandidatësh për Presidentin, por pa ironizuar nuk la edhe qëndrimin e Alibeajt në këtë proces.

“Loja me kukulla duhet të marrë fund, s’kemi emër se po merrem me garën time. Po të kemi, opozita do dalë”.

Por a do ta votojë ish-Kryeministrin Nano si president të ardhshëm nëse ai vjen si propozim nga radhët e mazhorancës?

“Nuk ja vlen t’ja prishim privatësinë e atij. Ai është i akomoduar në jetën e tij, është mes të tjerash një lloj hedonisti qe ka mikroklimën dhe më mirë ta lëmë”.

Gjatë konferencës për shtyp ish-Kryeministri Berisha u bëri thirrje sipërmarrësve që të tërhiqen nga bordet për monitorimin e çmimeve, duke i cilësuar ngritjet e tyre antikushtetuese.

Ndaje me miqte