Ish kryeministri Sali Berisha ofendon rende gjyqtaren Blerina Muca dhe ben deklaraten:”Skenari qe parashikon caktimin e. . .”

Apeli nuk ka marrë ende në shqyrtim fatin e drejtimit të Partisë Demokratike, por Sali Berisha paralajmëroi se nuk do njohë asnjë vendim që e nxjerr atë jashtë selisë së PD-së.

Blerina Muça është gjyqtarja që e zhvendosi betejën për drejtimin e PD në Apel. Sali Berisha e akuzoi ashpër për një skenar që parashikon caktimin e kryetarit të opozitës.

Pjesë të skenarit Berisha bëri edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Por, Berisha dhe mbështetësit e tij nuk njihen si organ drejtues as nga mazhoranca socialiste duke e lënë jashtë negociatave presidenciale.

Ndaje me miqte