Gazetari Artan Hoxha tregon qarte per Lulzim Bashen:”Do deshmoj ne Belgjike per ceshtjen Toyota Yaris. . .”

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ditën e martë në orën 10:00 do të japë dëshminë e tij për dosjen “Toyota Yaris” në Bruksel në Prokurorinë Federale belge.

Në emisionin ‘Opinion’, Hoxha tha se autoritetet belge nuk kanë pranuar që ai dëshminë ta bënte në Tiranë, pasi dyshonin se deklarata e tij mund të dekonspirohej.

“Unë javën tjetër ditën e martë në orën 10 do të jem në Bruksel pranë Prokurorisë Federale belge për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Toyota Yarsi”.

Ka një element tjetër që mua më shqetësoi në fakt.

Autoritetet belge zgjodhën që te mos e merrnin dëshminë në Tiranë sepse sipas atyre deklarimet e tyre që mund të bëja në Tiranë mund të dekonspiroheshin dhe për këtë arsye kërkuan që këtë deklarim ta bëja në prokurorinë belge”, tha Hoxha.

Kujtojmë që prokurorët belgë morën në pyetje në Tiranë, ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, për mbi dy orë, në 10 shkurt të këtij viti.

Lulzim Basha nuk është vetëm dëshmitar i dosjes ‘Toyota Yaris’, por edhe i proceduar penalisht.

Basha akuzohet për dekonspirimin e operacionit policor, pas denoncimit në Kuvend se ishin nisur drejt Shqipërisë 5 milionë të fshehura në automjete.

Dy ditë pas deklaratës së Bashës, makinat Toyota Yaris, me 3.5 milionë euro të fshehura brenda tyre, mbërrijnë në Portin e Durrësit.

Asnjë prej kokave të trafikut nuk ra në pranga.

Hetimet belge janë përqendruar në atë që deklarata e Bashës në foltoren e Kuvendit u bë për interesa të një grupi kriminal, ndërsa një pjesë e parave, prej 1.5 milionë euro, humbën.

Ndaje me miqte